Vdes nga koronavirusi ish-komandanti i Forcave Tokësore në Turqi
BKT
   Bota

Vdes nga koronavirusi ish-komandanti i Forcave Tokësore në Turqi

Ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca, konfirmoi vdekjen e tretë nga koronavirusi i ri (COVID-19)

Duke folur para ligjvënësve në parlament, Koca tha se viktima e fundit nga koronavirusi është ish-komandanti i Forcave Tokësore, Aytaç Yalman.

“Testi i tij (fillimisht) ishte negativ, megjithatë, të afërmit e tij gjithashtu u testuan dhe disa prej tyre rezultuan pozitivë”, tha Koca.

“Në një rast të tillë, rezultati i testit mund të jetë negativ në fillim, por ai mund të jetë pozitiv më vonë…Numri i vdekjeve (nga COVID-19) është tre”, tha ai.