SHBA, rritet në 205 numri i të vdekurve nga Covid-19
BKT
   Bota

SHBA, rritet në 205 numri i të vdekurve nga Covid-19

Numri i rasteve të konfirmuara është rritur në mbi 14.200, ndërsa shteti federal Washington ku u raportua epidemia për herë të parë në SHBA, vazhdon të jetë më i prekur me 74 vdekje.

Universiteti "John Hopkins" në Maryland ka bërë të ditur se numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 205.

Numri i rasteve të konfirmuara është rritur në mbi 14.200, ndërsa shteti federal Washington ku u raportua epidemia për herë të parë në SHBA, vazhdon të jetë më i prekur me 74 vdekje. 

Në New York janë raportuar 38 vdekje, në Kaliforni 10, si dhe nga 10 në Xhorxhia dhe Luiziana. 

Numri i vdekjeve në 20 shtete të tjera amerikane mbetet më i vogël.

Deri më tani gjithsej 121 persona të diagnostifikuar me COVID-19 janë shëruar nga virusi.

Koronavirusi i ri, i cili për herë të parë u shfaq në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, është përhapur në të paktën 160 vende dhe territore, duke marrë jetën e mbi 10 mijë personave në mbarë botën, ndërkohë raportet e rasteve të konfirmuara tejkalojnë shifrën 244.500.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shpallur shpërthimin një pandemi globale dhe tha se aktualisht Evropa është bërë epiqendra e pandemisë.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, javën e kaluar lëshoi një deklaratë kombëtare të urgjencës dhe të mërkurën nënshkroi një paketë të ndihmës urgjente të vlerësuar në 105 miliardë dollarë për të luftuar përhapjen e koronavirusit të ri.

Paketa përfshin testimin falas të virusit COVID-19, pagesa për familjet dhe pushim për të sëmurët, për shumë amerikanë të cilët përndryshe u mungonin përfitime të tilla.