Turqia do të mbështesë orë më të shkurtra dhe fleksibile të punës
BKT
   Bota

Turqia do të mbështesë orë më të shkurtra dhe fleksibile të punës

Selçuk theksoi se pensioni minimal shtetëror do të rritet nga 1.000 lira turke (154 dollarë) në 1.500 lira turke (231 dollarë).

Si pjesë e masave për të frenuar përhapjen e koronavirusit të ri (COVID-19), ministrja turke e Punës, Shërbimeve Sociale dhe Familjes, Zehra Zümrüt Selçuk ka deklaruar se Turqia do të mbështesë orë më të shkurtra dhe fleksibile të punës për punonjësit në mënyrë që të kufizojë kohën që ata kalojnë jashtë, raporton Anadolu Agency.

Duke folur në panelin editorial të AA-së në Ankara, Selçuk tha se do të sigurojnë "fleksibilitet në kushte të caktuara për ta bërë atë më të dobishëm për të gjithë sektorët".

Selçuk theksoi se pensioni minimal shtetëror do të rritet nga 1.000 lira turke (154 dollarë) në 1.500 lira turke (231 dollarë).

"Bazuar në rezultatet e një pyetësori të ardhurash, të kryer nga Fondacioni i Solidaritetit të Ndihmës Sociale, ne do të shpërndajmë 2 miliardë lira turke (308 milionë dollarë) për të ndihmuar segmentin me të ardhura më të ulëta", tha Selçuk.

Deri më tani Turqia ka konfirmuar katër vdekje dhe 359 raste të prekur nga koronavirusi i ri.

Sipas të dhënave nga Universiteti "John Hopkins" në Maryland të SHBA-ve, numri global i vdekjeve ka tejkaluar shifrën 10 mijë, ndërkohë që shkencëtarët përpiqen të zhvillojnë një vaksinë kundër virusit COVID-19.