Netflix redukton cilësinë e videove në Evropë

Netflix redukton cilësinë e videove në Evropë

Netflix redukton cilësinë e videove në Evropë për të ulur ngarkesën e rrjeteve të telekomunikacionit.

Si rezultat i kësaj lëvizjeje trafiku do të reduktohet me 25% në Evropë duke ruajtur njëherazi cilësinë e shërbimit për përdoruesit.
Netflix redukton cilësinë e videove në Evropë për ulur ngarkesën e rrjeteve të telekomunikacionit
Ditën e Enjte Bashkimi Evropian u bëri thirrje kompanive si Netflix të reduktojnë konsumin e bandwidthit nga përdoruesit për të reduktuar ngarkesën në infrastrukturat Evropiane të telekomunikacionit.

Neflix konfirmoi para pak orësh se do ti përgjigjet kësaj kërkese. Në një deklaratë lëshuar për Business Insider kompania tha se do të reduktojë bandwidthin për 30 ditët e ardhshme në Evropë.

Si rezultat i kësaj lëvizjeje trafiku do të reduktohet me 25% në Evropë duke ruajtur njëherazi cilësinë e shërbimit për përdoruesit.

Platforma prej kohësh konsumonte një sasi të konsiderueshme të bandwidthit global. Një raport në fund të 2019-ës tregonte se Netflix konsumonte afërisht 13% të trafikut të internetit.

Netflix për të minimizuar impaktin në trafik, ka ndërtuar një rrjet CDN në 2012-ën, Open Connect, për të shkurtuar distancën që përmbajtjet duhet të përshkojnë në rrjetet dhe infrastruktura botërore përpara se të mbërrijë tek përdoruesi. /PCWorld Albanian