Autoritetet u bëjnë thirrje mjekëve në pension për përballimin e situatës
BKT
   Bota

Autoritetet u bëjnë thirrje mjekëve në pension për përballimin e situatës

Autoritetet britanike kanë vendosur të thërrasin mbi 65 000 mjekë dhe infermierë në pension që të merren me pandeminë e koronavirusit që ka shpërthyer në vend, njoftoi sot Shërbimi Kombëtar britanik i Shëndetit (NHS).

Në Britaninë e Madhe janë regjistruar deri tani 144 viktima nga pandemia e koronavirusit.

Sipas raporteve nga transmetuesi britanik, BBC, Shërbimi Kombëtar i Shëndetit (NHS) po dërgon letra për mjekët dhe infermierë në pension në Angli dhe në Uells.

Për më tepër, autoritetet kanë kërkuar nga këdo që ka lënë profesionin e mjekësisë në tre vitet e fundit në Skoci që të rikthehet në shërbim./atsh/