12:49 / 20.03.2020
Bruksel, rritet numri i të infektuarve me COVID-19
Belgjika regjistroi sot 2 257 raste me koronavirusin e ri nga 1 795 të regjistruar një ditë më parë dhe numri i të vdekurve ka arritur nga 21 në 37, njoftoi qendra kombëtare e krizës në një konference shtypi.
“Rreth 462 raste të reja janë regjistruar në Flanders, veriu holandishtfolës ku jeton pjesa më e madhe e popullsisë”, theksoi ai.
Autoritetet shëndetësore belge parashikojnë, si në shumë vende të tjera të Europës, një rritje edhe më të madhe në ditët në vijim të numrit të të shtruarve që janë të prekur me COVID-19./atsh/























