Apple e ka kufizuar shitjen e iPhonëve përmes internetit

Apple e ka kufizuar shitjen e iPhonëve përmes internetit

Numrit të iPhonëve dhe pajisjeve të tjera që mund të blihen së bashku, Apple iu ka vendosur një kufi, pasi si pasojë e coronavirusit është reduktuar furnizimi i zinxhirit të kompanisë.

CNBC raporton se disa produkte në dyqanin në internet të Apple, tani janë të kufizuar në vetëm dy për një transaksion, duke përfshirë iPhone 8, iPhone 8 Plus, iPhone XR, iPhone 11, iPhone 11 Pro, iPhone 11 Max, dhe iPad Pro të ri.

Mësohet se edhe AirPods Pro janë kufizuar në vetëm ky njësi për një transaksion, megjithëse klientët mund të kryejnë pagesën dhe të mbushin çantë e tyre të blerjeve, por të presin kohën  caktuar derisa do t’ju vijnë.

Gjatë muajit janar, ka pasur raportime se Apple do të përballet me probleme të prodhimit për shkak të coronavirusit, veçanërisht pasi kompania mbështetet shumë tek prodhuesit kinezë.

Ky ndikim ka qenë më keq se që pritej, duke bërë që Apple të humbasë shënjestrat në fitimin e të ardhurave për këtë tremujor.

Ndikimi i coronavirusit, nuk ka qenë vetëm në furnizim me material, por edhe me fuqi punëtore pasi shumë fabrika janë detyruar të mbyllen për shkak se punonjësit e kishin të pamundur të shkonin në punë.

Deri më tani, Apple nuk ka bërë të ditur, se kur do të vazhdojë porositja e rregullt e iPhonëve, apo ndalesa do të zgjatë edhe për një kohë. 


MË SHUME NGA Tech