Gjermania konsideron orën policore mbarëkombëtare për të luftuar Covid-19
BKT
   Bota

Gjermania konsideron orën policore mbarëkombëtare për të luftuar Covid-19

Shefi i stafit të kancelares Angela Merkel, Helge Braun për javoren “Der Spiegel” tha se qeveria së pari do të shikojë sjelljen e popullatës këtë fundjavë për të parë nëse kufizimet e lëshuara së fundmi janë ndjekur.

Qeveria gjermane është duke shqyrtuar të imponojë orë policore mbarëkombëtare për të penguar përhapjen e koronavirusit, njoftuan sot mediat.

Shefi i stafit të kancelares Angela Merkel, Helge Braun për javoren “Der Spiegel” tha se qeveria së pari do të shikojë sjelljen e popullatës këtë fundjavë për të parë nëse kufizimet e lëshuara së fundmi janë ndjekur.

“E shtuna është një ditë e rëndësishme. Ne kemi vëmendjen tonë në atë ditë në veçanti", tha ai.

Merkel planifikon të takohet të dielën me kryeministrat e 16 shteteve federale gjermane për të shqyrtuar masat anti-koronavirus dhe të diskutojë mbi masat e mundshme të mëtejshme.

Gjermania është vendi i tretë i prekur nga pandemia e koronavirusit në Evropë, pas Italisë dhe Spanjës.

Ditën e premte, rastet e konfirmuara të koronavirusit u rritën në 16.666 dhe numri i vdekjeve ka arritur në 44, sipas statistikave të lëshuara nga autoritetet lokale të shëndetit.

Në fillim të kësaj jave, qeveria e Gjermanisë u bëri thirrje qytetarëve që të kufizojnë të gjitha angazhimet sociale, dhe vendosi të mbyllë dyqanet, baret dhe vendet sportive për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Por raportet për vazhdimin e tubimeve dhe piknikëve nëpër parqe në të gjithë vendin ngritën thirrjet për orë policore mbarëkombëtare në vend.