627 vdekje nga koronavirusi brenda një dite në Itali: Rritet numri në 4032
BKT
   Bota

627 vdekje nga koronavirusi brenda një dite në Itali: Rritet numri në 4032

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Itali është rritur me 627 duke e çuar numrin e përgjithshëm në 4032, thanë zyrtarët, duke shënuar ngritjen më të madhe ditore që nga koha kur u shfaq, një muaj më parë.

Numri i përgjithshëm i rasteve në Itali u rrit në 47.021 nga 41.035 e mëparshme, një rritje prej 14.6%, tha Agjencia e Mbrojtjes Civile.