09:30 / 21.03.2020
Çdo i pesti amerikan është urdhëruar të qëndrojë në shtëpi
Një numër i shteteve amerikane kanë urdhëruar që banorët të qëndrojnë në shtëpi, si masë për parandalimin e koronavirusit.
Llogaritet se çdo i pesti amerikan është i obliguar të zbatojë këtë urdhër.
Shteti i Nju Jork-ut ka urdhëruar mbylljen e bizneseve jo thelbësore.
Virusi ka vrarë gati 230 persona në SHBA dhe ka infektuar më shumë se 18.500 të tjerë.

Kjo fotografi e paraqitur nga Ushtria amerikane tregon një punonjës të Institutit të Kërkimeve Mjekësore të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara.























