Punonjësit sirianë të shëndetësisë thirrje popullatës të qëndrojë në shtëpi
BKT
   Bota

Punonjësit sirianë të shëndetësisë thirrje popullatës të qëndrojë në shtëpi

Të përbërë nga mjekë, infermierë dhe kujdestarë për të sëmurët, punonjësit e shëndetësisë tërhoqën vëmendjen mbi rëndësinë e të qëndruarit në shtëpi kundër përhapjes së koronavirusit.

Punonjësit sirianë të shëndetësisë që operojnë në rajonet e operacioneve "Dega e Ullirit" dhe "Mburoja e Eufratit" në veri të Sirisë duke ecur me pankarta në duar në rrugët e rajonit i bënë thirrje popullatës të qëndrojë në shtëpi, raporton Anadolu Agency.

Duke shëtitur rrugë më rrugë, punonjësit e shëndetësisë që ndodhen në krye të detyrës 24 orë në 7 ditë të javës, mbanin në duar pankarta me mbishkrimet: "Ne ndodhemi këtu për ty, dhe ti të lutem qëndro në shtëpi" dhe u bënë thirrje sirianëve që të mos dalin jashtë shtëpive.

Të përbërë nga mjekë, infermierë dhe kujdestarë për të sëmurët, punonjësit e shëndetësisë tërhoqën vëmendjen mbi rëndësinë e të qëndruarit në shtëpi kundër përhapjes së koronavirusit.