Trump, letër liderit verikorean për bashkëpunim në luftën kundër Covid-19
Trump në letrën e tij shpreh dëshirën për krijimin e marrëdhënieve të mira me Korenë e Veriut dhe ka propozuar bashkëpunim lidhur me luftën kundër Covid-19.
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump në një letër dërguar liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un i bën thirrje për bashkëpunim në luftën kundër koronavirusit të ri (Covid-19).
Sipas agjencisë së lajmeve Yonhap, e cila bazohet në lajmin e agjencisë zyrtare koreanoveriore të lajmeve KCNA, thuhet se Trump në letrën e tij shpreh dëshirën për krijimin e marrëdhënieve të mira me Korenë e Veriut dhe ka propozuar bashkëpunim lidhur me luftën kundër Covid-19.
Ky hap i Trumpit është mirëpritur nga Qeveria e Phenianit.
Më tej thuhet se letra është një shembull i mirë i marrëdhënieve të vendosura mes liderëve, por se nuk duhet nxitim që kjo të interpretohet si pozitive nga pikëpamja e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Trump ka konfirmuar që i ka dërguar një letër liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, duke i bërë thirrje për bashkëpunim në luftën kundër koronavirusit të ri (Covid-19). Ai po ashtu ka ofruar asistencë për Korenë e Veriut, Iranin dhe shtetet tjera që kanë nevojë.
Në Korenë e Veriut deri më tani nuk është njoftuar ndonjë rast me Covid-19, por pretendohet se mijëra njerëz mbahen nën mbikëqyrje mjekësore kundër përhapjes së virusit.























