Izrael, numri i rasteve me koronavirus rritet në 1,238
Në një deklaratë të Ministrisë thuhet se 24 pacientë janë në gjendje kritike, ndërsa 37 janë shëruar nga virusi.
Izraeli sot ka konfirmuar 135 raste të reja të koronavirusit të ri, duke sjellë numrin e infeksioneve në 1.238, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi, raporton Anadolu Agency.
Në një deklaratë të Ministrisë thuhet se 24 pacientë janë në gjendje kritike, ndërsa 37 janë shëruar nga virusi.
Izraeli konfirmoi vdekjen e parë nga sëmundja të premten.
Izraeli ka ndërmarrë disa masa për të ndaluar përhapjen e virusit, duke përfshirë mbylljen e kafeneve, restoranteve, hoteleve, qendrave tregtare dhe vendeve të argëtimit.
Javën e kaluar, qeveria izraelite vendosi të gjurmojë pacientët e konfirmuar dhe të dyshuar me koronavirus duke monitoruar telefonat e tyre celularë si pjesë e luftës kundër virusit.
Virusi u shfaq për herë të parë në Wuhan të Kinës, dhjetorin e kaluar dhe është përhapur në të paktën 167 vende dhe territore. Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur shpërthimin një pandemi.























