Raka: Rrini në shtëpi. S’ka ilaçe, s’ka vaksina

Raka: Rrini në shtëpi. S’ka ilaçe, s’ka vaksina

Mikrobiologu Lul Raka në televizionin “Dukagjini” ka shpjeguar gjendjen me koronavirus në gjithë botën, veçanërisht në Kosovë.

Ai ka bërë me dije se në dy javët e ardhshme pritet të rritet ndjeshëm numri i personave të prekur me koronavirus. Sipas tij, “luftën” ndaj këtij virusi të panjohur duhet ta zhvillojnë qytetarët duke ndenjur në shtëpi derisa të gjendet një vaksinë për të. “Sa do të rritet virusi do të varet nga populli i Kosovës. Ilaçe nuk ka, vaksina nuk ka”, tha Raka.

Ai tregoi se 80 % e njerëzve e kalojnë shumë lehtë, si një grip të zakonshëm, e që ndonjë i ri edhe mund ta ketë kaluar, por ky virus ua vështirëson gjendjen shëndetësore të moshuarve dhe atyre që kanë probleme shëndetësore.


MË SHUME NGA Shëndetësi