Masat kundër koronavirusit, së paku 50,000 francezë të bllokuar në Afrikë
Sipas medias online Afrik.com, mijëra qytetarë francezë nuk mund të kthehen në vendin e tyre për shkak të këtyre masave dhe çmimeve të larta të biletave për të dekurajuar udhëtimin ndërkombëtar në epiqendrën e virusit, Evropë.
Së paku 50,000 shtetas francezë janë bllokuar në vendet afrikane pasi kufijtë tokësor janë mbyllur dhe fluturimet janë pezulluar si pjesë e masave kundër koronavirusit, raporton Anadolu Agency.
Sipas medias online Afrik.com, mijëra qytetarë francezë nuk mund të kthehen në vendin e tyre për shkak të këtyre masave dhe çmimeve të larta të biletave për të dekurajuar udhëtimin ndërkombëtare në epiqendrën e virusit, Evropë.
Deri më tani, Afrika ka regjistruar 34 vdekje nga koronavirusi, me më shumë se 1.000 raste të raportuara.
Qeveritë afrikane kanë futur disa masa për të zvogëluar përhapjen e virusit, përfshirë mbylljen e shkollave, vendosjen e kufizimeve të udhëtimit dhe ndalimin e tubimeve të mbi 100 njerëzve.
Vende të tilla si Senegali, Maroku, Bregu i Fildishtë dhe Kameruni, ku jetojnë shumë turistë francezë dhe njerëz të biznesit, menjëherë morën masa paraprake, përfshirë karantinën e atyre që vijnë nga Evropa, një shtetrrethim, si dhe mbylljen e kufijve, dhe pezullimin e fluturimeve.
Koronavirusi u shfaq në Wuhan, Kinë, dhjetorin e kaluar dhe është përhapur në të paktën 167 vende dhe territore.
Numri i rasteve të konfirmuara në të gjithë botën tani ka tejkaluar 341.300, ndërsa numri i vdekjeve ka tejkaluar 14.700, sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins me qendër në SHBA.























