Ekspertët: Distancimi social, kyç për të penguar përhapjen e koronavirusit

Ekspertët: Distancimi social, kyç për të penguar përhapjen e koronavirusit

Ka gjithsej 240 mijë të infektuar dhe mbi 10 mijë të vdekur nga koronavirusi, një pandemi që po i detyron njerëzit të ndryshojnë rutinën e përditshme në çdo aspekt.

Për të respektuar distancimin social, të gjithëpjesëmarrësit në diskutim u lidhën përmesinternetit nga pika të ndryshme. 

Në një kohë kur po bëhet më reale mundësia e një recesioni global dhe popullata kudo në botë është këshilluar të vetë-izolohet, ekspertët këmbëngulin se është koha që të gjithë të ndjekim një rutinë të re ditore: 

Jason Farley është ekspert i sëmundjeveinfektive: 

“Është e nevojshme që publiku ta ketë tëqartë se edhe për ata që janë nën 60 vjeç dhepërballen me rrezik më të vogël, dhe sa më tërinj, aq më i vogël rreziku, persona me probleme ekzistuese, pacientë me sistemimunitar të reduktuar, janë në rrezik ngakomplikimet që sjell ky infeksion”. 

Dr. Kamiar Alaei me Institutin e ShëndetitNdërkombëtar thotë se në një kohë kurpubliku nganjëherë merr mesazheçorientuese lidhur me rrezikun nga kjosëmundje, i takon qeverisë të rifitojë besimine popullatës: 

“Nëse nuk kemi angazhimin e publikut, sidomos në nivel komuniteti, nuk do të arrijmëta vëmë nën kontroll sëmundjen. Si mund tërifitojmë besimin e publikut? Mendoj se e vetmja mënyrë është të informojmë mëshumë njerëzit, të tregohemi transparentë me rezultatet dhe të tregojmë se jo vetëm njëpjesë e popullatës, por të gjithë mund të jenëtë rrezikuar”. 

Ekspertët mjekësorë thonë se simptomatmund të shfaqen 2-14 ditë pasi personi ështëinfektuar. Kjo e ndërlikon situatën. Dr. Ingrid Katz e Institutit për Shëndetin Global pranëUniversitetit Harvard thotë se një ndër sfidatkryesore të çdo vendi është që ta bëjnëizolimin social praktikë kyçe: 

Skype Ingrid Katz – Instituti i ShëndetitGlobal, Universiteti i Harvardit

“SARS dhe Ebola apo epidemi të tjera masiveqë janë diskutuar në këtë kontekst ndryshojnënga koronavirusi pasi shfaqin simptoma tëdukshme që në fillim, ndërsa COVID-19 kanjë periudhë disa ditëshe kur personi ështëngjitës por nuk shfaq simptoma, ose kasimptoma fare të lehta”. 

Ky fakt, thotë ekspertja, është thelbi që duhettë udhëzojë të gjitha politikat e kontrollit tësëmundjes. / Zëri i Amerikës