Bilanci i COVID-19 në botë
Më shumë se 361 510 raste infektimi dhe 16 146 të vdekur u regjistruan sot në 174 vende dhe territore të botës, që nga fillimi i epidemisë.
Që nga vlerësimi i bërë një ditë më parë në orën 17:00, janë regjistruar 1 748 vdekje të reja dhe 37 217 raste infektimi në mbarë botën.
Vendet që kanë njoftuar më shumë raste të reja vdekjeje në 24-orëshin e fundit janë Italia me 601 vdekje, Spanja me 462 dhe Franca me 186.
Kina (përjashtuar territoret e Hong Kongut dhe Makaos) regjistroi gjithsej 81 093 raste, përfshirë 3 270 vdekje dhe 72 703 të shëruar. 39 raste infektimi dhe 9 vdekje u njoftuan midis të dielës dhe tw hwnws.
Që nga dita e djeshme, Gambia, Republika Çeke, Nigeria, Zimbabve, Mali i Zi kanë njoftuar vdekjet e para nga COVID-19. Papuazia-Guinea e Re, Siria, njoftuan rastet e para të infektimit.
Europa – 185 413 raste (10 114 viktima).
Azia – 97 905 raste (3 542 viktima).
SHBA dhe Kanadaja – 42 943 raste (519 viktima).
Lindja e Mesme – 26 744 raste (1 844 viktima).
Amerika Latine dhe Karaibet – 5 382 raste (68 viktima).
Afrika – 1 691 raste (51 viktima).
Oqeania 1 433 raste (8 viktima). /ATSh























