Kina do të heqë mbylljen mbi qytetin e origjinës së koronavirusit Wuhan
Autoritetet lokale të shëndetësisë në provincën Hubei, që përfshin qytetin Wuhan, kanë deklaruar një seri rregullash të reja në lidhje me lehtësimin e kufizimeve të lëvizjes në zonë.
Autoritetet kineze më 8 prill do të heqin mbylljen me muaj të tërë të qytetit Wuhan, ku e ka origjinën koronavirusi i ri (COVID-19), njoftuan sot mediat, transmeton Anadolu Agency.
Sipas agjencisë së lajmeve Xinhua, autoritetet lokale të shëndetësisë në provincën Hubei, që përfshin qytetin Wuhan, kanë deklaruar një seri rregullash të reja në lidhje me lehtësimin e kufizimeve të lëvizjes në zonë.
Autoritetet më 23 janar mbyllën qytetin prej 11 milionë banorëve në mënyrë që të frenojnë përhapjen e COVID-19, i cili shkaktoi vdekjen e afër 3.300 personave dhe infektoi mbi 81.000 në Kinë.
Vendimi vjen pasi qyteti nuk ka raportuar infeksion të ri të brendshëm në pesë ditët e fundit. Ndërkohë, një rast i ri pozitiv u raportua në qytet të martën.
Pas daljes në shesh në Wuhan, Kinë, dhjetorin e kaluar, koronavirusi i njohur zyrtarisht si COVID-19, është përhapur në të paktën 168 vende dhe rajone, sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins me qendër në SHBA.























