Qindra emigrantë mbesin në aeroportet e Moskës pas mbylljes së kufijëve
Qindra punëtorë migrantë të Azisë Qendrore janë ngecur në harresë në aeroportet e Moskës pasi kufijtë e Rusisë u mbyllën për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Gjatë ditëve të kaluara, në mediat sociale janë publikuar fotografi të personave që flenë në dysheme dhe karrige, pasi fluturimet janë anuluar - shpesh herë pa pagesë - dhe punëtorët emigrantë nuk kanë para për të paguar qira ose për të blerë ushqime.
Qindra mijëra njerëz udhëtojnë në Rusi çdo vit për punë. Shumë do të ktheheshin zakonisht në shtëpi në fund të sezonit të dimrit, pasi skadojnë lejet e tyre të punës. Të tjerët po përpiqeshin të largoheshin nga frika e Covid-19.
Por Valentina Chupik, nga Tong Jahoni - një OJQ që ndihmon emigrantët shprehet: "Unë mendoj se ata me të vërtetë mund të marrin koronavirus atje."
























