Turqia dërgon 26 mijë komplete të testimit të virusit në Kolumbi

Turqia dërgon 26 mijë komplete të testimit të virusit në Kolumbi

Kolumbia ka 277 raste të konfirmuara dhe tre vdekje nga COVID-19.

Turqia ka dërguar në Kolumbi 26,000 komplete të testit për koronavirusin e ri, njoftoi të martën Instituti Kombëtar i Monitorimit të Ushqimit dhe Barnave (INVIMA), raporton Anadolu Agency.

INVIMA përmes një deklarate u shpreh se kompletet arritën të dielën, duke i mundësuar vendit të zhvillojë teste më të shpejta dhe më efikase.

Drejtori i INVIMA-s, Julio Cesar Aldana Bula, falënderoi qeverinë turke për mbështetjen e saj.

Kolumbia ka 277 raste të konfirmuara të koronavirusit dhe tre vdekje.

Koronavirusi, i njohur zyrtarisht si COVID-19, për herë të parë u shfaq në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar dhe aktualisht është përhapur në të paktën 167 vende dhe rajone në mbarë globin.

Numri i rasteve të konfirmuara në të gjithë botën arrin në 378.679 dhe numri i vdekjeve tani arrin në 16.500, ndërsa mbi 100,000 njerëz janë shëruar.


MË SHUME NGA Shëndetësi