I dha respiratorin e tij një të riu, vdes prifti që sakrifikoi jetën
BKT
   Bota

I dha respiratorin e tij një të riu, vdes prifti që sakrifikoi jetën

Gjesti që ka bërë një prift për të shpëtuar jetën e një të riu është mjaft emocionuese. Ai ka sakrifikuar jetën e tij për një pacient më të ri në moshë të prekur nga koronavirusi. Prifti 72 vjeç Don Giuseppe Berardelli i dha të riut të cilin nuk e njihte respiratorin që ishte porositur për të.

"Don Giuseppe u nda nga jeta si një prift. Më ka prekur shumë fakti që ai hoqi dorë nga jeta e tij për t'ja dhënë dikujt tjetër", u shpreh një punonjës shëndetësor.

Numri i priftërinjëve të vdekur në Itali ka shkuar në 30 nga koronavirusi.