Komuniteti etiopian i jep ushqim Kryqit të Kuq në Milano
"Kryqi i Kuq na shpëtoi nga deti, Milano na mirëpriti ne dhe fëmijët tanë. Për këtë arsye ne donim të jepnim një shenjë konkrete të solidaritetit tonë".
Me këto fjalë, komuniteti etiopian Oromo i Milanos shpjegoi pse dëshironte të dhuronte ushqim për familjet dhe njerëzit në vështirësi gjatë emergjencës së koronavirusit.
Husen Abdussalam , presidenti i shoqatës Oromo, personalisht u dha pesë karroca plot me ushqim vullnetarëve të Kryqit të Kuq, të cilat do të shpërndahen për familjet dhe njerëzit që kanë nevojë për to gjatë kësaj periudhe të urgjencës mjekësore.
"Ne jemi në shtëpi dhe së bashku do t'ia dalim," shtoi ai.
"Është sikur rrethi po mbyllet - tha njëri nga vullnetarët e Kryqit të Kuq.
"Komiteti i Milanos ka mirëpritur azilkërkuesit nga shumë pjesë të Afrikës në dy qendrat e tij të pritjes për shumë vite, shumë edhe nga Etiopia dhe për këtë arsye ky gjest disi bashkon dy solidaritete”.























