11:33 / 24.03.2020
582 viktima nga koronavirusi në SHBA, 2,414 raste të reja në 24 orë
Situata nga koronavirusi në SHBA vazhdon të përkeqësohet.
Ditën e sotme kanë humbur jetën 29 persona duke e çuar në 582 numrin e viktimave.
Ndërkohë në 24 orët e fundit janë regjistruar 2,414 raste rë reja sipas worldometers.info.
Numri i të infektuarve ka shkuar në 46,148.
16 shtete në SHBA kanë lëshuar urdhra për qëndrim në shtëpi, të cilat,, do të prekin 142 milion njerëz, ose 43% të popullsisë amerikane, sipas të dhënave të përpiluara nga CNN duke përdorur vlerësimet e popullsisë së Regjistrimit të SHBA.























