11:38 / 24.03.2020
Itali, kontrolle me dron dhe konfiskim mjeti për ata që nuk respektojnë nda
Pas ankesave të shumta gjatë ditëve të kaluara për shkelje të masave të ndalimit, ekzekutivi italian është i gatshëm të aprovojë një dekret me rregulla më të rrepta që parashikon nga gjobë deri në 2000 € deri në përdorimin e një aplikacioni për të gjurmuar të infektuarit.
Gjoba deri në 2,000 euro dhe sekuestrim i makinës apo motoçikletës për ata që nuk respektojnë ndalimet, dronë për të monitoruar lëvizjet e qytetarëve dhe përdorim i një aplikacioni për të "ndjekur" qytetarët që u testuan pozitivë për koronavirusin.
Këto janë masat e ashpra që qeveria italiane është e gatshme ti ndërmarrë për të parandaluar lëvizjen e qytetarëve pa arsye të vlefshme.
Rregullat e reja u vlerësuan të nevojshme pas mijëra raportimeve të ditëve të kaluara.























