Iran, rritet në 1.934 bilanci i të vdekurve nga COVID-19
BKT
   Bota

Iran, rritet në 1.934 bilanci i të vdekurve nga COVID-19

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Kianoush Jahanpour, tha se janë zbuluar 1.762 raste të reja me virus, me çka numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 24.811.

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Iran është rritur në 1.934, pasi 122 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency.

Sipas televizionit shtetëror iranian, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Kianoush Jahanpour, tha se janë zbuluar 1.762 raste të reja me virus, me çka numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 24.811.

Ai shtoi se gjithsej 8.913 persona, të cilët janë mjekuar nga virusi, janë liruar nga spitalet.

Irani është një nga vendet me më së shumti viktima nga sëmundja pas Italisë, Kinës dhe Spanjës.

Sëmundja në Iran u shfaq fillimisht në qytetin Kum më 19 shkurt, ndërsa më pas u përhap në të gjitha provincat.

Koronavirusi, i njohur zyrtarisht si COVID-19, u shfaq për herë të parë në Wuhan, Kinë, dhjetorin e kaluar dhe është përhapur në të paktën 167 vende dhe territore.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur sëmundjen pandemi globale.