Facebook synon investim multimiliardësh në Reliance Jio

Facebook synon investim multimiliardësh në Reliance Jio

Facebook është në bisedime për të blerë aksione multimiliard dollarëshe në kompaninë dixhitale të Mukesh Ambani, Reliance Jio për të zgjeruar praninë e saj në tregun dixhital Indian, thuhet sipas dy personave me njohuri në diskutimet mes dy gjigantëve, raporton FT.

Gjiganti i teknologjisë nga Silicon Valley ishte afër nënshkrimit të një marrëveshje paraprake e cila do t’ia mundësonte rrjetit më të madh social në botë të përvetësojë rreth 10 përqind të Reliance Jio. Mirëpo sipas burimeve, negociatat u ndërprenë për shkak të ndalimeve globale të udhëtimit që janë zbatuar që nga shpërthimi i koronavirusit.

Që prej fillimit të Jio në vitin 2016, Reliance ka dalë si e vetmja kompani indiane e cila është e aftë të konkurrojë me grupet e teknologjisë amerikane në tregun indian, duke u zgjeruar nga telekomunikacioni në gjithçka që lidhet me bizneset e bazuara në internet, madje edhe deri tek shtëpitë dhe tregtia elektronike.

Analistët në Bernstein e vlerësuan Jio si kompani që vlen më shumë se 60 miliardë dollarë.

Google kishte qenë gjithashtu e angazhuar në bisedime të ndara me Reliance Jio. Diskutimet vijnë pasi Microsoft vitin e kaluar njoftoi për planet për t’u bërë partner me Jio për të ofruar cloud computing për bizneset. 


MË SHUME NGA Tech