20:26 / 24.03.2020
Arrin në 50 mijë numri i përgjithshëm i të prekurve me koronavirus në SHBA
Pas shtatë mijë rasteve të reja me koronavirus përbrenda natës, numri i përgjithshëm i të infektuarve me virusin ka arritur në 50 mijë.
Siç bën të ditur Worldometer, përgjatë 24 orëve kanë vdekur saktësisht 100 persona, duke e çuar shifrën e përgjithshëm të vdekjeve në 623.
Të dhënat përfshijnë raste nga 50 shtetet amerikane.
Aktualisht janë më se 400 mijë persona të prekur me COVID-19 në mbarë botën.























