Franca kapërcen pragun e 1 000 viktimave nga COVID-19
BKT
   Bota

Franca kapërcen pragun e 1 000 viktimave nga COVID-19

Franca regjistroi sot 1 100 vdekje në spitale që nga fillimi i epidemisë së COVID-19.

“Deri tani, rezultojnë 2 516 pacientë në kujdes intensiv”, njoftoi drejtori i Përgjithshëm i Shëndetësisë, Jérôme Salomon.

Këto vlerësime reflektojnë një rritje prej 240 vdekjesh dhe 434 pacientësh shtesë në kujdes intensiv në 24 orë nga koronavirusi i ri.

Në Francë janë gjithsej 10 176 pacientë të shtruar në spital, sipas Salomon-it.