Situata aktuale e përhapjes së koronavirusit në Evropë
BKT
   Bota

Situata aktuale e përhapjes së koronavirusit në Evropë

Qeveritë evropiane kanë vendosur masa të rrepta për të ndaluar përhapjen e koronavirusit. Por ekziston frika se duhet bërë më shumë, pasi shpërthimi vazhdon të përkeqësohet në të gjithë kontinentin, rapoton BBC.

Këto janë zhvillimet më të fundit:

Spanjë: Kryeministri, Pedro Sanchez do të kërkojë sot nga parlamenti të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme të vendit për dy javë të tjera deri më 11 prill. Numri i rasteve të reja dhe vdekjeve në është rritur në ditët e fundit, duke e bërë Spanjës vendin më të prekur pas Italisë. Shqetësues është fakti se më shumë se 5,000 nga 40,000 rastet e konfirmuara të saj janë punëtorë të kujdesit shëndetësor.

Francë: Të martën, Franca u bë vendi i pestë që shënoi më shumë se 1.000 vdekje që nga fillimi i shpërthimit. Jerome Salomon, zyrtari më i lartë shëndetësor i vendit, ka paralajmëruar se numri mund të jetë edhe më i lartë. Këshilltarët shkencorë thonë se masat e rrepta të bllokimit janë mjeti i vetëm efektiv dhe dëshirojnë që ato të zgjaten deri në gjashtë javë.

Itali: Vendi më i prekur në botë ka rritur ndëshkimet për shkeljen e masave të kontrollit dhe izolimit, duke përfshirë gjobat në mijëra euro dhe dënim me burgim pesë-vjeçar për këdo që del pozitiv për koronavirus dhe thyen karantinën. Kryeministri Giuseppe Conte ka mohuar raportimet se bllokimi do të zgjasë deri në korrik, duke thënë se ai do të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur.