Presidenti i Iranit: Mund të përballemi me valën e dytë të koronavirusit
BKT
   Bota

Presidenti i Iranit: Mund të përballemi me valën e dytë të koronavirusit

"Arritëm ta tejkalojmë valën e parë të sëmundjes, por mund të kemi një valë të re pranë nesh", tha Rouhani.

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, duke theksuar se kanë tejkaluar valën e parë të rasteve me koronavirus të ri (COVID-19), tha se mund të fillojë vala e dytë pas kthimit të qytetarëve që kanë dalë në pushime për shkak të Festës së Nevruzit, raporton Anadolu Agency.

Presidenti Rouhani, i cili morri pjesë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave në kryeqytetin Teheran, vlerësoi zhvillimet e fundit në vend.

Përveç atij të gjithë anëtarët e këshillit në mbledhje morën pjesë me maska mbrojtëse.

Ai theksoi se kanë marrë masa të rrepta për të parandaluar që COVID-19 të përhapet më shumë pas kthimit të qytetarëve nga pushimet për Festën e Nevruzit. "Arritëm ta tejkalojmë valën e parë të sëmundjes, por mund të kemi një valë të re pranë nesh", u shpreh ai.

Rouhani theksoi se qeveria është përgjegjëse për sigurinë e jetës së njerëzve. "Mund të mbyllen parqet dhe kopshtet. Ceremonitë tradicionale më 13 Ferverdin (Dita e 13-të e Nevruzit, kur familjet festojnë duke dalë në piknik) nuk do të jenë si më parë, por nuk kemi ndonjë zgjidhje tjetër. Populli ynë duhet ta kuptojë se këto masa i marrim për të mirën e tyre", tha Rouhani.

Ai më tej bëri të ditur se qytetarët duhet të jenë gati për kufizime shtesë duke filluar prej nesër.

Presidenti iranian gjithashtu njoftoi se gjatë luftimit me koronavirusin kanë kërkuar nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, që të marrë në axhendë tërheqjen e sanksioneve të SHBA-së.