Indonezia konfirmon 790 raste me koronavirus, 58 të vdekur
BKT
   Bota

Indonezia konfirmon 790 raste me koronavirus, 58 të vdekur

"Ka pasur 105 raste të reja të koronavirusit në provinca të ndryshme që nga dje pasdite, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 790", tha Achmad Yurianto, zëdhënësi i qeverisë për çështje lidhur me koronavirusin.

Indonezia sot ka konfirmuar gjithsej 790 raste pozitive me koronavirusin e ri(COVID-19), raporton Anadolu Agency.

"Ka pasur 105 raste të reja të koronavirusit në provinca të ndryshme që nga dje pasdite, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 790", tha Achmad Yurianto, zëdhënësi i qeverisë për çështje lidhur me koronavirusin.

Ai gjithashtu përmendi se një person është shëruar nga infeksioni i koronavirusit, duke arritur numrin e përgjithshëm në 31 raste të rikuperuar.

Numri i përgjithshëm i njerëzve që kanë ndërruar jetë nga koronavirusi është 58, shtoi ai.

Indonezia e ka kthyer Shtëpinë e Atletëve të Lojërave Aziatike në një spital urgjent për t'u marrë me pacientët me koronavirus.

Aktualisht spitali i urgjencës mund të trajtojë 3,000 pacientë dhe kapaciteti i tij do të vazhdojë të rritet.

Më parë, presidenti Joko Widodo tha se aftësia e spitalit të urgjencës mund të rritet për të akomoduar 24,000 pacientë.