13:00 / 25.03.2020
Princi Charles rezultoi pozitiv për COVID-19
Testi i Princit të Kurorës së Britanisë së Madhe, Charles, për koronavirus të ri (COVID-19) rezultoi pozitiv.
Siç bëhet e ditur nga mediet e huaja, Princi 71-vjeçar ka shfaqur simptoma të lehta të COVID-19.
Ndërkohë, lajmi i infektimit të tij është konfirmuar nga Shtëpia Mbretërore. Nga ana tjetër, testit të COVID-19 i është nënshtruar edhe Dukesha Camilla, e cila ka rezultuar negative./bw/























