Frika nga koronavirusi, policia franceze zbraz një kamp refugjatësh
BKT
   Bota

Frika nga koronavirusi, policia franceze zbraz një kamp refugjatësh

Policia franceze largoi qindra emigrantë nga një kamp në veri të Parisit, mëngjesin e së mërkurës, në një lëvizje që shkon në linjë me masat e qeverisë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit te të pastrehët përreth kryeqytetit.

Emigrantët u transportuan me disa autobusë në orët e para të mëngjesit dhe sipas autoriteteve ata do të qëndrojnë në palestra dhe hotele në Paris dhe rrethina.

Prefekti i Parisit, Michel Cadot e paralajmëroi këtë evakuim një javë më parë duke thënë se janë marrë të gjitha masat për strehimin e emigrantëve.

Ndërsa ministri i Brendshëm, Christophe Castaner bëri me dije se operacioni kishte si qëllim të mbronte shëndetin e njerëzve në nevojë dhe të shmangte grumbullimet e mëdha.