Sulm vetëvrasës në Somali, 4 të vdekur
Sulmi ndodhi pranë ndërtesës së Parlamentit i cili është në afërsi të pallatit presidencial.
Së paku 4 persona, përfshirë civilë kanë humbur ndërsa mbi 8 të tjerë u plagosën kur një sulmues vetëvrasës hodhi veten në erë sot në një dyqan çaji në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu.
Sulmi ndodhi pranë ndërtesës së Parlamentit i cili është në afërsi të pallatit presidencial.
Zëdhënësi i qeverisë, Ismail Mukhtar Orongo për AA tha se të mbijetuarit janë duke u trajtuar në një spital.
"Policia jonë më tha se së paku 8 persona tjerë, kryesisht civilë, të cilët ishin afër kryqëzimit Sayidka dhe u dërguan në spital për trajtim", tha Orongo.
Sulmi është i pari në Mogadishu pasi qeveria konfirmoi rastin e parë me Covid-19 në Bririn e Afrikës.
Ende asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.























