Koronavirusi, 62.086 të infektuar, 869 të vdekur në SHBA

Koronavirusi, 62.086 të infektuar, 869 të vdekur në SHBA

Ka arritur në 62.086 numri i të infektuarve në SHBA – ku janë konfirmuar 869 të vdekur, sipas llogaritjes së bërë nga Universiteti “Johns Hopkins”.

Një ditë më parë, në të njëjtën kohë, në SHBA u numëruan 600 vdekje nga COVID-19.

Pjesa më e madhe e vdekjeve janë regjistruar në Nju Jork, epiqendra e re e epidemisë në vend.

SHBA zë vendin e tretë përsa i përket numrit të rasteve të regjistruara, pas Kinës dhe Italisë.