Teste shtëpiake për koronavirusin do të jepen së shpejti në Britani

Teste shtëpiake për koronavirusin do të jepen së shpejti në Britani

Miliona tampone 15-minutëshe për testimin e koronavirusit vrasës do të shiten se shpejti në farmacitë e Anglisë ose në rrjetin Amazon për njerëz në vetë-izolim, çka pritet të risjellë njëfarë normaliteti në jetët e njerëzve.

Kreu i shërbimit infektiv britanik Prof Sharon Peacock, tha në komisionin parlamentar të shkencës e teknologjisë se testimet masive në Britani do të jetë të gatshme për disa ditë, por qeveria ndërhyri më vonë duke thënë se nuk do të jetë e mundur të bëhen kaq shpejt.

Qeveria britanike raportohet se ka blerë 3.5 milionë tampone testimi që zbulojnë nëse dikush ka virusin dhe imunitetin ndaj tij, dhe thotë se ka porositur miliona të tjera.

Grupi i kryeministrit Johnson tha se fillimisht duhet të sigurohen se testet funksionojnë para se të shpërndahen në publik.

Kryemjeku britanik Chris Whitty, tha se testimet masive shtëpiake do të “transformojnë tërësisht gjithçka ne bëjmë” por shtoi se ato nuk janë aq të rëndësishme sa ato të antigjenit që përdoren për diagmostikimit të Covid-19 në pacientët e sëmurë të spitaleve.

Testi i shtëpisë duket si një test shtatëzanie dhe kryet me anë të shpimit të gishtit për të marrë një pikë gjak, që më pas analizohet nga mjeti.

Testet e përdorimit të gjerë që prodhojnë rezultatin në 10 – 15 minuta janë faktor mposhtës për epideminë, teksa doktorët e infermierët do të mësojnë menjëherë nëse janë të infektuar djhe tëkthehen në punë pa u rrezikuar.

Testet funksionojnë me anë të detektimit të IGM, antitrupit imunitar të njeriut që krijohet shumë shpejt pas infektimit, dhe të IGG, antitrupit që krijohet si kundërpergjigje ndaj virusit.