VIDEO-Përhapja e koronavirusit, uli kërkesat për trajtim në Emergjencë

VIDEO-Përhapja e koronavirusit, uli kërkesat për trajtim në Emergjencë

Përhapja e koronavirusit dhe izolimi i qytetarëve të Kosovës ka bërë që të bie kërkesa për trajtim mjekësor në Klinikën Emergjente në QKUK.

Basri Lenjani, drejtor i emergjencës, tha se edhe pse të gjithë i kanë sytë ka menaxhimi i situatës me koronavirus, Klinika e emergjencës po vazhdon punën e saj.

"Kemi numër më të vogël të të sëmurëve në krahasim me situatën normale, për 24 orë kanë kërkuar ndihmë 70 pacientë, më parë kishim deri në 300 pacientë, arsye e uljes së personave që kërkojn trajtim në emergjencë është izolimi, s'ka aksidente në trafik,", tha ai sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Ai bëri me dije se punëtorët e emergjencës janë të pajisur mirë për tu mbrojtur nga Covid 19.

Lenjani theksoi se furnizimi me pajisje mjekësore në të gjitha vendet e rajonit është bërë problem, për shkak tl rrethanave.

"Kemi furnizim deri për tri javë, deri më tani nuk kemi pasur asnjë problem", tha ai.

Basri Lenjani, drejtor i emergjencës, ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës të respektojnë udhëzimet e IKShP për të qëndruar në shtëpi dhe të mos dalin pa nevojë.

Autor: RTKlive


MË SHUME NGA Shëndetësi