Kush duhet të mbajë maskë dhe a e ndalojnë ato korona virusin?

Kush duhet të mbajë maskë dhe a e ndalojnë ato korona virusin?

Shumë njerëz në Azi mbajnë maska në fytyrë si përpjekje për të ndaluar korona virusin e ri SARS-CoV-2 dhe sëmundjen që shkakton COVID-19. Në Europë dhe Amerikë, maskat mbahen më pak, por shumë njerëz pyeten se a duhen vendosur ato gjatë kësaj pandemie?

Këshillat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) janë se nëse jeni të shëndetshëm, e vendosni maskën nëse:

Nëse kujdeseni për dikë të dyshuar me sëmundjen COVDI-19 apo të diagnostikuar me të. 

Nëse ju kolliteni apo teshtini apo dyshoni se mund të jeni infektuar nga korona virusi i ri.

Maskat ju mbrojnë duke kapur piklat që shpërndahen nga kolli, teshtitja dhe fryma, këto janë mënyra e bartjes së korona virusit të ri.

Ka dy lloje të maskave: maska kirurgjike, që janë copa pëlhure të mbajtura mbi hundë dh gojë si dhe ato më të ngushta përreth fytyrës nganjëherë të quajtura respirator.

Maskat e ngushta siç janë ato N95 mund të ofrojnë mbrojtje të mirë por jo totale kundër piklave infektive, e renditen sipas mbrojtjes që ofrojnë. Ato me klasifikimin N99 ofrojnë mbrojtje më të mirë, por disa kanë vështirësi në frymëmarrje me to.

Klasifikimi “N” lidhet me përqindjen e pjesëzave të më së paku prej 0.3 mikroneve në diametër që maska është dizajnuar të i bllokoj: N95 bllokon 95 % prej tyre dhe N99 bllokon 99 % prej tyre. 

Disa maska kanë një piston në të që parandalon lagështinë në frymën e lëshuar që kondensohet brenda, e që e bën maskën të lagësht dhe më të mundshëm depërtimin e viruseve.

Maska janë efektive vetëm atëherë kur e kombinoni me pastrimin e shpeshtë të duarve dhe siguroheni se nuk prekni fytyrën.

Kushdo që prek maskën duhet të sigurohet se duart e tyre janë pastruar tërësisht me sapun dhe ujë apo ndonjë pastrues me bazë alkooli para se ta vendosni.

Maska duhet të mbuloj gojën dhe hundën tuaj dhe nuk duhet të ketë hapësira mes fytyrës dhe maskës.

Aq sa është e mundur shmanguni prekjes së maskës.

Kur maska laget, zëvendësoni atë me një të re. Mos i ri përdorni maskat për një përdorim

“Bartja e maskës mundet po ashtu të ndaloj prirjen e njerëzve të prekin fytyrën e tyre, që ndodh më shumë herë gjatë ditës sesa ne e kuptojmë dhe është një prej burimeve të mëdha të infeksioneve pa një higjienë të duhur  të duarve” tha Stephen Griffin, profesor në Institutin e Hulumtimeve Mjekësore në Universitetin e Leeds në Mbretërinë e Bashkuar.


MË SHUME NGA Shëndetësi