SHBA, mbi 1.000 të vdekur nga COVID-19

SHBA, mbi 1.000 të vdekur nga COVID-19

Numri i të vdekurve që ishte 802 ka shënuar një rritje me 236 vdekje të reja me çka e ka rritur në 1.038 numrin e përgjithshëm të vdekjeve.

Në SHBA tejkalon 1.000 numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency.

Sipas të dhënave të fundit të ndara nga Universiteti Johns Hopkins, në SHBA e cila është bërë një nga vendet në botë ku epidemia është bërë më efektive, numri i rasteve i cili më parë ishte 55.238 ka shënuar një rritje me 13.334 raste duke e rritur në 68.572 numrin e përgjithshëm të rasteve.

Ndërkohë edhe numri i të vdekurve që ishte 802 ka shënuar një rritje me 236 vdekje të reja me çka e ka rritur në 1.038 numrin e përgjithshëm të vdekjeve.

Dje numri i rasteve të COVID-19 në vend ishte njoftuar në 46.481, ndërsa numri i vdekjeve në 593.

Në aspektin e numrit të njerëzve të infektuar me virusin, SHBA renditet e treta në mbarë botën pas Kinës me 81.667 dhe Italisë me 74.386 raste.

Në vend, New Yorku ndodhet në krye të shteteve ku virusi është më i përhapur në SHBA, me 33.006 raste dhe 366 vdekje.