Koronavirusi, Italia pezullon aplikimet për leje qëndrimi dhe nënshtetësinë

Koronavirusi, Italia pezullon aplikimet për leje qëndrimi dhe nënshtetësinë

Emergjenca sanitare kombëtare e pandemisë së Covid 19 në Itali ka detyruar qeverinë italiane të limitojë e të pezullojë mjaft aktivitete administrative mes shtetit e qytetarëve.

Masat reduktuese të përcaktuara në dekretin ekonomik "Cura Italia" kanë të bëjnë dhe me procesin e lejeve të qëndrimit për emigrantët dhe të praktikave për të marrë nënshtetësinë italiane, transmeton oranews.

Departamenti për të Drejtat Civile e Emigracionin, në Ministrinë e Brendshme italiane, pak orë më parë ka publikuar urdhëresën e detajuar ku informon se ka pezulluar përkohësisht të gjitha afatet kohore të praktikave të emigrantëve.

Për të gjithë ata emigrantë që u skadon afati kohor i lejes së qëndrimit nga data 31 janar 2020 e deri në 15 prill 2020, leja e qëndrimit u zgjatet deri më datë 15 qershor 2020.

Këta emigrantë me leje qëndrimi në skadencë mund të prezantojnë kërkesën e rinovimit të saj vetëm pas datës 15 qershor 2020.

Deri më 15 qershor 2020 dokumenti i tyre dhe pse me datë të skaduar është i vlefshëm.

Në mënyrë të detajuar pezullohen praktikat për;

- Leje qëndrimet për punë sezonale

- Leje qëndrimet për punonjësit emigrantë të kualifikuar, për rastet e veçanta me motive hulumtime apo transferimet mes koorporatash.

- Konvertimi i lejeve të qëndrimit nga motive studimi në motive punësimi, apo nga punë sezonale në punë jo sezonale.

- Pezullohet lëshimi i lejeve të qëndrimit afatgjatë

- Lejet e qëndrimit për bashkim familjar

- Kërkesat për marrjen e nënshtetësisë për motive martese apo vendbanimi

- Pezullohet dhënia e përfitimeve për viktimat e terrorizmit

- Pezullohet rekuperimi i të ardhurave për fëmijët me prindër me kombësi të ndryshme, jashtë territorit kombëtar.