Rreth katër mijë të shëruar nga koronavirusi në Francë

Rreth katër mijë të shëruar nga koronavirusi në Francë

Tashmë mbi 3.900 njerëz të infektuar me koronavirus në Francë janë shëruar, sipas faqes së internetit të Universitetit Johns Hopkins. Në Francë deri më sot janë vërtetuar 25,233, raste të infektimeve me koronavirus. Të gjithë të sëmurët janë izoluar dhe po marrin trajtim nga organet shëndetësore.

Të dhënat e fundit tregojnë se përkundër rritjes së të prekurve nga koronavirusi, ka rritje edhe të të shëruarve.

Referuar faqes së universitetit, pothuajse 60 mijë shërime janë në provincën kineze Hubei, nga ku filloi përhapja e infeksionit.

Në vendin e dytë është Irani, me 8.376 që rikuperohen, i ndjekur nga Italia, ku 7,432 njerëz u shëruan.

Në total, në botë janë regjistruar 472 763 raste të koronavirusit, përcjell albinfo.ch.

Vendin e parë në numrin e rasteve të regjistruara të koronavirusit e mban ende Kina, me 81.496 raste, e ndjekur nga Italia me 74.386 raste, dhe vendi i tretë SHBA-ja me 68.511 raste. /Albinfo.ch