Spanja blen 467 milionë $ furnizime mjekësore nga Kina

Spanja blen 467 milionë $ furnizime mjekësore nga Kina

Spanja ka blerë furnizime mjekësore në vlerë 467 milionë dollarë nga Kina, tha të mërkurën ministri i Shëndetësisë, Salvador Illa. Pajisjet përfshijnë 550 milionë maska, 5,5 milionë “teste të shpejta”, 950 respiratorë dhe 11 milionë doreza. Pajisjet duhet të mbulojnë nevojat mjekësore në Spanjë për rreth katër deri në tetë javë, tha Illa.

Ministri gjithashtu njoftoi se dy kompani në Spanjë tashmë po prodhojnë pajisje mjekësore. Sa i përket numrit të viktimave, që kanë kaluar atë të Kinës, ministri u shpreh: “E thamë se kjo javë do të jetë e vështirë, numrat janë të ashpër. Ka të ngjarë që numri i vdekjeve të rritet për disa ditë të tjera derisa të arrijmë kulmin”. Spanja ka deri tani 3434 të vdekur nga koronavirusi.