Itali, vdesin 3 mjekë nga Bergamo

Itali, vdesin 3 mjekë nga Bergamo

Tre mjekë të tjerë në Itali kanë humbur jetën për shkak të epidemisë Covid-19 në 24 orët e fundit.

Mjekët janë të gjithë nga Bergamo. Me tre viktimat e fundit, numri i vdekjeve në radhët e  bluzave të bardha shkon në 36.

Italia vazhdon betejën e saj me pandeminë e koronavirus që prej më shumë se një muaji ka përfshirë gjithë territorin e kryesisht në pjesën veriore të vendit.

Të mërkurën numri i viktima shkoi në 7503 dhe atyre të infektuar në 74 386.

Në 24 orë janë regjistruar 683 viktima.

3468 pacientë po kurohen në terapi intensive, 23 112 në struktura spitalore e 30 920 në kushte shtëpie.

Janë 9362 pacientë të shëruar, 1026  vetëm në 24 orët e fundit.

Rajoni i Lombardisë ka regjistruar që prej shpërthimit të epidemisë 4474 viktima e 32 346 të infektuar.

Deri më sot në Itali janë kryer 324 445 tamponë