Moska mbyll të gjitha restorantet, dyqanet dhe parqet për një javë

Moska mbyll të gjitha restorantet, dyqanet dhe parqet për një javë

Moska do të mbyllë të gjitha restorantet, kafenetë, baret, dyqanet dhe parqet nga 28 Mars deri më 5 Prill për "pushimet në shtëpi" të njoftuara nga Presidenti Rus Vladimir Putin të mërkurën e 25 marsit.

Lajmin e konfirmoi , tha kryenbashkiaku i Moskës Sergej Sobyanin në një deklaratë.

"Kufizimet e paraqitura sot janë të pashembullt në historinë moderne të Moskës dhe do të krijojnë shumë shqetësime për jetën e përditshme të çdo personi. Por më besoni, ato janë absolutisht të nevojshme për të ngadalësuar përhapjen e infeksion koronavirus dhe zvogëlojnë numrin e rasteve", tha Sobyanin ditën e sotme.

Përjashtime do të bëhen për dyqanet ushqimore dhe farmacitë, dhe restorantet që ofrojnë ushqim gjithashtu lejohen të qëndrojnë të hapur, shkruan CNN.

Në 24 orët e fundit në Rusi janë shtuar 182 raste të konfirmuara të koronavirusit, 136 prej të cilave janë në Moskë. Numri i përgjithshëm i rasteve në vend tani arrin në 840, me tre vdekje, sipas autoriteteve shëndetësore ruse.

Qeveria ruse gjithashtu ka ndaluar të gjitha fluturimet ndërkombëtare duke filluar nga data 27 Mars.