Iran, rritet në 2.234 numri i të vdekurve nga koronavirusi

Iran, rritet në 2.234 numri i të vdekurve nga koronavirusi

Iran, në 24 orët e fundit 157 vdekje të reja, rritet në 2.234 numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19).

Sëmundja në Iran u shfaq fillimisht në qytetin Kum më 19 shkurt, ndërsa më pas u përhap në të gjitha provincat.

Koronavirusi, i njohur zyrtarisht si COVID-19, u shfaq për herë të parë në Wuhan, Kinë, dhjetorin e kaluar dhe është përhapur në të paktën 167 vende dhe territore.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur sëmundjen pandemi globale.


MË SHUME NGA Bota