Francë, qeveria redukton transportin publik
BKT
   Bota

Francë, qeveria redukton transportin publik

Kapaciteti i transportit publik francez u reduktua sot ashpër, në ditën e 10 të shtetrrethimit.

Ndërmarrja hekurudhore SNCF njoftoi se vetëm 40 trena me shpejtësi të lartë TGV do të operonin në të gjithë vendin, 7% e shërbimit të zakonshëm, që tashmë është reduktuar ndjeshëm.

Gjithashtu numri i pasagjerëve në çdo tren do të kufizohet për të siguruar zbatimin e distancave të rekomanduara.

Metrotë në Paris po operojnë me orar të reduktuar, me vetëm 30% të shërbimit të zakonshëm në shumicën e linjave dhe një mbyllje të parakohshme në orën 21:00. /atsh/