Qeveria planifikon riatdhesimin e qytetarëve tajvanezë në Wuhan

Qeveria planifikon riatdhesimin e qytetarëve tajvanezë në Wuhan

Pavarësisht frikës së rritjes së rasteve të importuara nga Covid-19, Tajvani njoftoi do të riatdhesojë qindra shtetas tajvanezë nga Wuhani, vendi ku fillimisht u shfaq shpërthimi global i koronavirusit.

Dy fluturimet në mbrëmje, të operuara nga linja ajrore “China Airlines” e Tajvanit, do të riatdhesojnë të dielën dhe të hënën rreth 400 shtetas, sipas Qendrës së Komandave Epidemike të Tajvanit (CECC).

“Të gjithë të kthyerit do të karantinohen kolektivisht për 14 ditë në mjediset tona qeveritare”, theksoi ministri i Shëndetësisë dhe Mirëqenies, Chen Shih-chung në një konferencë për shtyp.

Chen shtoi se nëse do të jetë e nevojshme do të planifikojnë më shumë fluturime./atsh/