Rusi, rritet në 840 numri i rasteve me koronavirus

Rusi, rritet në 840 numri i rasteve me koronavirus

Në Rusi janë regjistruar gjithsej dy vdekje ndërsa Ministria e Mbrojtjes ka paralajmëruar ndërtimin e 16 objekteve të përkohshme mjekësore.

Autoritetet ruse kanë njoftuar se numri i të infektuarve me koronavirusin e ri në Rusi është rritur në 840, me 182 raste të konfirmuara në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency.

Sipas të dhënave të fundit të faqet zyrtare për informata rreth COVID-19, gjithsej dy qytetarët të Moskës kanë humbur jetën, ndërsa 38 janë shëruar.

Moska gjithashtu ka numrin më të madh të rasteve, pasi më shumë se gjysma e pacientëve janë banorë të kryeqytetit të Rusisë. Gjithashtu, 136 nga 182 rastet e reja janë raportuar nga Moska.

Në ndërkohë, ministri i Mbrojtjes së Rusisë, Sergey Shoygu, tha se ushtria ruse do të ndërtojë 16 objekte të përkohshme mjekësore për të luftuar COVID-19.

Ai tha se tetë qendra me kapacitet prej 800 personave do të ndërtohen deri më 30 prill në qytetet e rajonit të Moskës, Odintsovo dhe Podolsk, si dhe në qendrat e tjera rajonale, Nizhny Novgorod, Volgograd, Novosibirsk, Orenburg, Ulan-Ude dhe Ussuriysk.

Shoygu tha se tetë qendra tjera shëndetësore do të ndërtohen deri më 15 maj, duke mos saktësuar lokacionet e tyre.

Masat tjera për të parandaluar virusin në federatë përfshijnë mbylljen e institucioneve arsimore, klubeve të natës dhe kinematë, si dhe pezullimin e trafikut ajror dhe tokësor me disa vende.

Përderisa të moshuarit, udhëtarët nga jashtë, si dhe ata që shfaqin simptoma, tashmë janë të urdhëruar të vendosen në karantinë, autoritetet po konsiderojnë dënimin deri në 7 vjet burg për kundërvajtësit.

Lloji i ri i koronavirusit, i cili për herë të parë shpërtheu dhjetorin e kaluar në qytetin kinez Wuhan është përhapur në më shumë se 170 vende dhe territore. Organizata Botërore e Shëndetësisë shpërthimin e koronavirusit e ka shpallur pandemi.

Më shumë se 480.000 njerëz janë infektuar nga lloji i ri i koronavirusit në botë ndërsa rreth 21.500 kanë vdekur si rezultat i infeksionit. Më shumë se 115.000 persona janë shëruar, njofton Universiteti amerikan "Johns Hopkins".