Në Spanjë shkon numri i vdekjeve në 4 mijë

Në Spanjë shkon numri i vdekjeve në 4 mijë

Të dhënat e fundit nga Spanja tregojnë se numri i të vdekurve është rritur me 655 në 24 orët e fundit.

Këto të dhëna në lidhje me numrin e të vdekurve në Spanjë janë duke e çuar totalin në 4.089, pak më të ulët se rritja e së mërkurës me 738, raporton “BBC”.

Rastet e konfirmuara u rritën në 56.198.

Madridi mbetet zona e prekur më keq, me gati një të tretën e rasteve. Por Katalonja gjithashtu ka parë një rritje të pjerrët, duke raportuar 11.592 infeksione të konfirmuara.

Mbrëmë Spanja zgjati gjendjen e saj të jashtëzakonshme kombëtare deri më 12 prill në përpjekje për të ndaluar përhapjen e virusit.