Indonezi, raportohen 20 viktima nga COVID-19

Indonezi, raportohen 20 viktima nga COVID-19

Koronavirusi në Indonezi i mori jetën 20 personave në 24 orët e kaluara, duke e çuar numrin e vdekjeve në 78, njoftoi sot ministria e Shëndetësisë.

“Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus u rrit në 893, pasi u regjistruan 103 raste të reja”, deklaroi zëdhënësi i ministrisë, Achmad Yurianto.

Në Xhakartë u regjistrua numri më i madh i rasteve 515 persona dhe 46 viktima.

Qeveria në Indonezi është kritikuar për përgjigjen e parë ndaj shpërthimit të koronavirusit, ku zyrtarët e minimizuan sëmundjen duke u shprehur se shkaktonte simptoma të lehta./atsh/